Site icon Telegrafi

Momenti i tmerrshëm, kur demi e godet adoleshentin në nënsqetulla (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm, kur demi godet me brirë një 15-vjeçar gjatë një festivali që po zhvillohej në Spanjë.

I riu është qëlluar nga kafsha, pasi është penguar dhe është rrëzuar derisa kishte dalë në një rrugë të resortit turistik Costa Blanca, që ndodhet në Calpe, transmeton Telegrafi.

Adoleshenti i paemëruar është dërguar në spital me lëndime të mëdha në nënsqetulla, pasi fillimisht i është dhënë ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes.

Në videon e postuar më poshtë, shihet djaloshi që përpiqet të largohet nga rruga ku ishin lëshuar demat por nuk ia del.

Organizatorët kanë dështuar edhe këtë vit, që t’iu ndalojnë hyrjen personave nën moshën 16-vjeçare.

Për pasojë, deri tani janë tre të rinjë që kanë marrë lëndime të konsiderueshme, por jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

https://youtu.be/wrjxFPoj5Lw

Exit mobile version