Telegrafi

Ballkoni i mbushur me vizitorë shembet mbi shkëmbinjtë poshtë në një shtëpi me qira të plazhit Malibu – dëshmitari rrëfen ngjarjen

Ky është momenti i tmerrshëm kur një ballkon i një shtëpie plazhi – i mbushur me njerëz – në Malibu u shemb në shkëmbinjtë poshtë, duke lënë të lënduar rëndë dy pjesëmarrës në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia ishte marrë me qira në Vrbo për fundjavë dhe kishte një kapacitet zyrtar prej gjashtë personash, por më shumë se 30 njerëz ishin në festën e ditëlindjes, tha pronari.

Dhe pamjet e publikuara thuhet se tregojnë momentin kur rreth 15 njerëz “u zhytën” në tokë nga rreth 4 metra lartësi kur ballkoni u shemb rreth orës 5:30 pasdite të shtunën, ku kanë mbetur edhe disa të tjerë të lënduar më lehtë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush do të jetë përgjegjës për incidentin, por ekipet e zjarrfikësve kanë thënë që ballkoni ishte i mbipopulluar.

Pronari ka pohuar se ajo e ka marrë me qira pronën duke kuptuar se jo më shumë se gjashtë persona do të ishin aty në çdo kohë.

Sipas mediave, pronari iu lut qiramarrësit që t’i lejonte mysafirët kur u bë e qartë se edhe të tjerë ishin aty.

Një dëshmitar duke rrëfyer ngjarjen ka thënë: “Ne dëgjuam një çarje dhe unë i pashë të gjithë miqtë e mi më të mirë dhe të dashurën time duke rënë poshtë, pranë shkëmbinjve. Mund të ketë qenë shumë më keq, por edhe kjo ishte shumë e tmerrshme”. /Telegrafi/