Telegrafi

Momenti i tërheqjes së ushtrisë serbe nga Kosova, në qershor të vitit 1999 (Video)

Më 12 qershor të vitit 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave nga ushtria serbe mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Hyrja e trupave u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

Lexo po ashtu Pamje të bëra 20 vjet më parë: Kur oficeri i NATO-s u jep 30 minuta afat forcave serbe, për t’u larguar nga Prizreni (Video)

Një veprim i tillë erdhi si rezultat i intervenimit të aleatëve perëndimorë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Aleanca Veri Atlantike, të cilët më 24 mars të vitit 1999 filluan sulmet ndaj caqeve serbe.

Dhe njëzet vjet pas, Telegrafi sjell kujtimet përmes disa videove të cilat janë shpërndarë viteve të fundit nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Nën mbikëqyrjen e forcave amerikane, gjermane dhe franceze, ushtria jugosllave kishte filluar tërheqjen nga Kosova.

Po ashtu, në këtë video shihen se pas tërheqjes së trupave serbe në Kosovë hyjnë kamionët e Kryqit të Kuq. /Telegrafi/