Telegrafi

Momenti i tensionit që e bëri edhe Guardiolan të reagojë – Correa godet me top në fytyrë Grealishin

Ka qenë një moment i shëmtuar në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 83-të, Angel Correa përfitoi nga rasti kur Jack Grealish u shtri në tokë pas një faull për ta goditur pastaj me top në fytyrë.

Argjentinasi ishte afër zonës teknike të Pep Guardiolës, i cili reagoi ashpër në momentin që topi goditi lojtarin e tij.

Sapo u godit topi, disa lojtarë të Man Cityt u sulën drejt lojtarit të Atletico Madridit … dhe i pari që u përfshi ishte trajner i Manchester City, Guardiola.

Guardiola iu afrua Correas dhe i tha disa fjalë dhe më pas shkoi te Grealish për ta qetësuar dhe për t’u siguruar që gjërat të mos përshkallëzohej situata.

Lexo po ashtu De Bryune hero i qytetarëve, Man City fiton ngushtë ndaj Atletico Madridit

Manchester City fitoi ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë goditjes së Kevin De Bruyne në pjesën e dytë. /Telegrafi/