Site icon Telegrafi

Momenti i super-shpërthimit të stacionit elektrik, pa energji 150 mijë njerëz (Video)

Rreth 150 mijë persona në qytetin rus Tomsk në Siberi mbetën pa energji elektrike për disa orë pas një shpërthimi të madh që tronditi një nënstacion.

Momenti i shpërthimi u kap nga kamerat. Incidenti ndodhi të enjten pasdite, kur një zjarr ra në nënstacionin Vostochnaya. Nënstacioni ka funksionuar që nga viti 1963, duke ofruar furnizim me energji elektrike “për shumicën e Tomsk”.

Pajisjet u shkatërruan pjesërisht, gjë që çoi në mbylljen e përkohshme të stacionit, tha Ministria e Energjisë e Rusisë.

Momenti i shpërthimit u kap nga një banor vendas në telefonin e tij të zgjuar. Në pamje, shihet një zjarr në stacion, që shoqërohet më pas me një shpërthim.

Ka pasur raporte të pakonfirmuara se transformatorët e mbushur me naftë kanë shpërthyer, transmeton oranews. Askush nuk u lëndua në incident.

Exit mobile version