Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në ajër, gjatë një ndeshje futbolli në një stadium të vogël në Iskanderijahu në pjesën jugore të Bagdadit. Zyrtarët mjekësor kanë konfirmuar se bëhet fjalë për 65 të vdekur.
“Në moment, derisa po dorëzohej kupa fituesve, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në ajër pranë turmës”, ka deklaruar shefi i policisë në një fshat afër Iskanderijaha, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët mjekësorë kanë konfirmuar se në mesin e të vdekurve, është edhe kryetari i Iskanderijah, i cili ka ndërruar jetë në spital. /Telegrafi/
VIDEO: Moment of #ISIS suicide bombing at soccer game in #Baghdad #Iraq – @zaidbenjaminpic.twitter.com/HICccvspdU
— Conflict News (@Conflicts) March 25, 2016