Kamera e vendosur në një veturë ka regjistruar momentin e sulmit në “London Bridge”, kur një person kishte shtypur me makinë disa kalimtarë afër rrugës.
Në video shihen njerëz të shtrirë si dhe ambulancat tek sa marrin të plagosurit, transmeton Indeksonline.
Sulmi terrorist i cili ndodhi mbrëmë në orët e vona, la të vdekur shtatë persona dhe u plagosën 48 të tjerë.