Telegrafi

Momenti i sulmit në katedralen në Brazil, sulmuesi shtie mbi turmën – 5 të vdekur (Video, +18)

Një burrë i armatosur ka qëlluar në drejtim të civilëve brenda një katedrale, në qytetin Kampinas në afërsi të Sao Paulo në Brazil.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë vrarë pesë persona, kurse sulmuesi në fund ka kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

Në sulm kanë mbetur të plagosur edhe tre persona, kurse kamerat e sigurisë të instaluara brenda katedrales kanë filmuar momentin rrëqethës.

“Një person u fut brenda dhe filloi të shtie në drejtim të turmës”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë që nuk ka dashur të zbulojë identitetin e sulmuesin si dhe motivet. /Telegrafi/