Telegrafi

Momenti simpatik kur edhe vajza e Murillos ‘nënshkruan’ me Barcelonën

Jeson Murillo është një lojtar i ri i Barcelonës, duke kaluar nga Valencia në formë huazimi.

Kolumbiani nëse e tregon vetën mund të nënshkruajë marrëveshje përfundimtare.

Ai së bashku me presidentin Jose Maria Bartomeu, doli në konferencë, ndërsa pas disa minutash iu bashkua edhe vajza e lojtarit në ceremoni.

Ajo shkoi në tavolinë dhe babai i saj e ngriti në prehër së bashku me ndihmën e presidentit të klubit, Bartomeut.

Vajza e vogël pastaj mori stilolapsin dhe filloi të vizatoje fletët e letrës së kontratës.

Ajo dukej sikurse të nënshkruante një kontratë me klubin.

Murillo do të jetë në huazim për gjashtë muaj te Barcelona, ndërsa ka thënë se shpreson që të tregojë vetën dhe të qëndrojë gjatë te ky klub.

Ai ka bërë më parë karrierë me klube si Granada, Las Palmas, Inter e Valencia. /Telegrafi/