Site icon Telegrafi

Momenti i sikletshëm për aktorin Al Pacino kur u rrëzua në tapetin e kuq të BAFTA 2020

Aktori Al Pacino pati një rënie dramatike në tapetin e kuq të BAFTA 2020 në Londër.

Pacino, 79 vjeç, ishte nominuar për çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” për rolin e tij në filmin e regjisorit Martin Scorcese, “The Irishman”, shkruan Metro UK.

Ndërsa aktori bëri rrugën e tij rreth tapetit të kuq në Royal Albert Hall të dielën në mbrëmje, ai mori papritur u rrëzua kur mori një rrëmbim hapash.

Ai u ndihmua shpejt nga njerëzit përreth tij dhe dukej se ishte në gjendje të mirë teksa vazhdoi të jetë energjik gjatë gjithë natës.

Duke folur në tapetin e kuq ai vlerësoi faktin e të punuarit me emra si Robert De Niro në filmin “The Irishman”, i cili u publikua në Netflix.

“Ai është i shkëlqyeshëm, gjëja më e mirë me Robertin është fakti se me të mund të bësh gjithçka. Kjo është kënaqësia që kam pasur gjatë të punuarit me të. Unë mendoj se kam qenë shumë me fat që isha pjesë e të njëjtit film ku ishte edhe ai”, deklaroi Pacino.

“Nganjëherë harrojmë shkrimtarin. Ai është personi që e ka shkruar, kjo është një gjë e madhe. Një film i mirë filloni me një skenar”, deklaroi aktori duke iu drejtuar me falënderime skenaristit Steve Zaillian.

Al Pacino në BAFTA 2020 (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Megjithëse ishte i nominuar, çmimi shkoi në duart e aktorit tjetër me famë botërore, Brad Pitt, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë për të tërhequr çmimin, por kishte lënë një letër falënderimi të cilën e lexoi Margot Robbie. /Telegrafi/

Al Pacino në BAFTA 2020 (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version