Në një arenë demash në Seville të Spanjës, demi e ka qëlluar matadorin me brinjë në prapanicë.
Ka mjaftuar që Andres Roca Rey, ta humb kontrollin vetëm për një moment, dhe të sulmohet nga kafsha që peshon mbi gjysmë tonësh, transmeton Telegrafi.
Publiku kanë nisur të bëjë panik, ndërsa mbrojtësit i kanë dalë në ndihmë 19-vjeçarit, të cilin demi e mbante lart dhe e tundte.
Për fat të mirë, matadori peruan nuk ka marrë lëndime të mëdha, sepse nuk është qëlluar në pjesën e ndjeshme por vetëm në njërën kofshë. /Telegrafi/