Telegrafi

Momenti i shpëtimit të 98-vjeçares, që kishte ngecur brenda shtëpisë së mbushur me ujë si pasojë e përmbysjeve në Kentucky

Videoja amatore e postuar më poshtë, shfaq momentin kur dy gra të moshuara nxirren nga ujërat që kishin mbuluar rrugët e qytetit në Kentucky, ku si pasojë humbën jetën të paktën 30 persona nga përmbysjet e shkaktuara nga reshjet e pandërprera të shiut.

Pamjet shfaqin një burrë i cili shpëton 98-vjeçaren dhe familjen e saj që kishte ngecur brenda shtëpisë së mbushur me ujë, nga reshjet e mëdha të shiut, transmeton Telegrafi.

Ky pjesëtar i gardës nacionale të Kentuckyt raportohet se deri më tani ka kryer mbi 700 intervenime nga ajri – pra me helikopter dhe mbi 600 me barkë.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse shumë qytetarë e kanë duartrokitur burrin për veprimin.

Ai madje në një moment rrezikon jetën e tij që ta shpëtojë gruan e moshuar, dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së saj.

Kujtojmë që nga këto vërshime kanë humbur jetën dhjetëra persona, kurse autoritetet lokale kanë bërë të ditur se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim. /Telegrafi/