Telegrafi

Momenti i shpërthimit të vullkanit nënujor në Tonga, gjithçka u filmua nga 40 milje largësi

Ky është momenti kur vie deri te shpërthimi nënujor në Tonga, i cili si pasojë shkaktoi një cunami që shkatërroi gjithçka që i doli para.

Videoja është realizuar 40 milje larg nga Hunga Tonga – vullkani nënujor Hunga Ha’apai, ku menjëherë pas shpërthimit ngritet një re tymi në qiell, duke bërë që më pas të dëgjohet një shpërthim tjetër, transmeton Telegrafi.

Autori i videos në momentin e shpërthimit dridhet nga frika, duke bërë që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes nga frika se mund ta pësojë me jetë.

Ai fillimisht dukej i qetë duke u thënë të tjerëve të shikojnë në qiell, ku një re e madhe tymi po zgjerohej, pa e ditur se më pas do të pasojë shpërthimi i fuqishëm.

Ndryshe shpërthimi i këtij vullkani është filmuar nga hapësira nga satelitët e NASA, ku shihej një shpërthim tejet i fuqishëm që ngjante me një shpërthim të ndonjë bombe bërthamore. /Telegrafi/