Të paktën 10 persona janë lënduar në një zjarr që ka shpërthyer dhe kaploi dy tankerë me naftë në portin Uslan në Korenë e Jugut, kanë njoftuar rojet bregdetare dhe ekipet e zjarrfikësve që intervenuan për ta lokalizuar zjarrin.
Siç raportojnë mediat lokale, shpërthimi ka ndodhur fillimisht në tankerin Stolt Grenland që po lundronte dhe që brenda tij gjendeshin 25 marinarë rusë dhe filipinas.
Megjithatë zjarri u zgjerua dhe kaploi edhe tankerin e dytë Bau Dalian që po lundronte afër, brenda të cilit ishin 21 persona, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë të gjithë marinarët në dy anijet janë shpëtuar, por 10 prej tyre janë lënduar ka njoftuar një zyrtar i zjarrfikësve.
Nëntë prej tyre janë shtetas të Koresë së Jugut, e personi i dhjetë ka shtetësi indiane. Pas intervenimit të ekipeve emergjente zjarri është lokalizuar.
Pamje të shumta amatore tregojnë momentin e shpërthimit të zjarrit derisa anije po kalonte nën një urë gjigante. Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe po të ndodhte vetëm pak metra më në mes të urës, sigurisht se shumë persona që ishin brenda veturave do ta pësonin. /Telegrafi/