Site icon Telegrafi

Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, krijohet një re “kërpudhe” – ngritën dallgë të mëdha

Një shpërthim tejet i fuqishëm ka ndodhur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku dridhjet e mëdha kanë krijuar edhe dallgë të larta që kanë shkatërruar gjithçka para vetes.

E momenti i shpërthimit është kapur në qytetarë të shumtë që kanë publikuar video rrëqethëse, ku shihet se si pas shpërthimi krijohet një re në formë kërpudhe, transmeton Telegrafi.

Ekipet emergjente i janë përgjigjur telefonatave të shumta, por deri më tani nuk dihet saktë për viktima apo dëmet materiale që janë shkaktuar.

Agjencia nacionale e lajmeve të Libanit, ka raportuar se ka shpërthyer një depo me fishekzjarrë, duke rritur dyshimet se kjo mund ta ketë shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.

Disa dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur, se shpërthimi i fuqishëm mund të jetë nxitur nga djegia e një cisterne me lëndë të ndryshme djegëse.

Megjithatë autoritetet e vendit nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë, për faktin se kanë dalë në terren dhe po tentojnë të kuptojnë nëse ka viktima apo persona që kanë ngecur nën rrënoja. /Telegrafi/

Exit mobile version