Site icon Telegrafi

Momenti i shpërthimit të fabrikës së municionit në Serbi (Video)

Në fabrikën e municionit në Kragujevc të Serbisë dje kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme, ku si pasojë një ushtarak humbi jetën derisa të plagosur mbetën mbi 20 policë dhe ushtarakë.

Por në internet ka filluar të qarkullojë një video, në të cilën është regjistruar momenti i shpërthimit të dytë që ka ndodhur në këtë fabrikë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të instaluara në një shtëpi private, kanë kapur momentin kur nga shpërthimi i fuqishëm krijohet një re e madhe tymi, që sipas ekspertëve të sigurisë bëhet fjalë për shpërthimin e dytë.

Sipas medieve serbe, policia dhe ushtria është ende duke i kërkuar tre persona që po konsiderohen si të zhdukur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yzcAc1nvL8k

Exit mobile version