Kjo video besohet se shfaq momentin kur kamikazi aktivizon eksplozivin në stacionin e autobusëve në New York, derisa kalimtarët e rastit të kapluar nga paniku fillojnë të vrapojnë në të gjitha anët, shkruan Mirror.
Rruga e frekuentuara nga mijëra kalimtarë në ato momente dukej e qetë, por pas shpërthimit të eksplozivit shihet turma duke bërë të pamundurën që ta shpëtojë kokën, transmeton Telegrafi.
Në fillim shfaqet një re e madhe tymi të bardhë, dhe më pas një burrë i shtrirë në tokë që besohet të jetë kamikazi që me sa duket kishte shpërthyer para kohe mjetin shpërthyes.
Pamjet janë filmuar në tunelin nëntokësor, ku edhe raportohet se janë lënduar katër persona nga ky shpërthim. /Telegrafi/
UPDATE: CCTV footage of the moment of explosion inside the transit tunnel in Manhattan pic.twitter.com/iBLlGvk6n5
— News_Executive (@News_Executive) December 11, 2017