Site icon Telegrafi

Momenti i shpalljes së pavarësisë së Katalonisë (Video)

Pas më shumë se dy javë negociata mes Madridit zyrtar dhe Barcelonës, Parlamenti i Katalonisë sot shpalli pavarësinë nga Spanja, duke u bërë kryetemë e medieve botërore.

Si rezultat i shpalljes së pavarësisë, Senati spanjoll ka miratuar kontrollin direkt mbi Kataloninë, përmes të cilit pretendon të suspendojë autonominë e Katalonisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, sot në votim 70 votuan pro, 10 kundër dhe 2 abstenuan, derisa situata në rrugët e Barcelonës po mbretëron atmosferë festive, por nga frika se mund të eskaloi situata kryeministri i Spanjës, Mariano Rajo ka bërë thirrje për qetësi.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja (Foto/Video)

Ndërkaq ky moment i shumëpërfolur gjatë javëve të fundit nuk i ka shpëtuar objektivit të kameramanëve të medieve nga e mbarë botën, të cilën regjistruan këtë moment.

Të gjithë ata që votuan pro pavarësisë, kanë festuar këtë moment duke u përqafuar dhe shtrënguar duart njëri-tjetrit. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version