Pamjet shokuese tregojnë momentin kur një rrugë u shemb duke bërë që pesë makina të përfundojnë në kulluesin e ujërave gjatë një rrëshqitjeje dheu në Malajzi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë momenti ndodhi më 25 janar në Seri Kembangan në shtetin Selangor.
Disa persona aty pranë filluan të vraponin menjëherë përpara se asfalti të binte në kanalin e gjerë të kullimit.
Ngjarja ndodhi pasi zona u godit nga reshjet e dendura të shiut. /Telegrafi/