Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin tronditës kur një djalë 13-vjeçar, i paarmatosur qëllohet për vdekje nga një nëpunës dyqani, gjatë një tentim vjedhjeje.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Fabriccio Patti, 13, u qëllua shtatë herë në shpinë dhe në kokë në Las Vegas, pas tentim largimit nga dyqani gjatë një përpjekjeje për grabitje të dyshuar me dy djem të tjerë.
E nëpunësi Raad Sunna, 24, përballet me një akuzë për vrasje të hapur në vdekjen e Pattit.
Gjatë një pyetje nga policia, Sunna u ka thënë hetuesve se ai kishte frikë për jetën e tij dhe nuk e dinte nëse tre djemtë ishin të armatosur.
“Ai ishte i vetmi që po vinte drejt meje”, ka thënë Sunna. “U ndjeva se jeta ime ishte në rrezik…. Unë kisha frikë nga vdekja”. /Telegrafi/