Telegrafi

Momenti shokues, çifti amerikan gjen se muret e shtëpisë së tyre ishin të mbushura me shishe bosh rumi

Një çift amerikan ka ndarë momentin tronditës kur zbuluan se një nga muret në shtëpinë e tyre të re ishte plot me shishe bosh rumi.

Cathy dhe Roy Aukamp, nga New Jersey ishin në proces të transferimit në shtëpinë e tyre të re kur bënë zbulimin tronditës, transmeton Telegrafi.

Vetëm dy ditë pasi u vendosën në shtëpi, çiftit iu desh të përballeshin me një bodrum të përmbytur pas stuhive të forta në zonë dhe pikërisht atëherë ata bënë gjetjen e pabesueshme.

“Burri im u desh të largonte kartonin e lagur të murit dhe në atë moment dolën prej mureve këto shishe”, tha Cathy.

Në një video 30-sekondëshe, Roy mund të shihet derisa qëndronte ulur derisa shishet dilnin nga muret. /Telegrafi/