Site icon Telegrafi

Momenti i shkatërrimit të kontrolluar të urës së gjatë në Kinë – u deshën pak sekonda që ajo të “mos dukej më” (Video)

Një urë e gjatë në jug-lindje të Kinës u shkatërrua në një shpërthim të kontrolluar për ti hapur rrugën ndërtimit të një mbikalimi më të gjatë dhe më të gjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ura e ngarkuar e Ji’an Ganjiang shtrihej mbi lumin Gan në provincën Jiangxi dhe nuk mund të plotësonte më kërkesat e trafikut të popullsisë në rritje.

Kështu, autoritetet lokale miratuan planin për të rrëzuar urën 23-vjeçare, pas viteve të fundit të riparimeve dhe përmirësimeve që nuk arritën të përmirësonin sigurinë e strukturës.

Autostrada me shumë korsi u shkatërrua në orën 10:18 në kohën lokale, ndërsa u ndoq nga qindra banorë.

Punëtorët vendosën disa ton eksploziv në katër kolonat kryesore të urës dhe 61 “këmbëve të urës”.

Videoja nga dëshmitarët tregon një autostradë masive – që përfshin 1,577 metra përgjatë lumit – duke u reduktuar në një re të tymit dhe mbeturinave.

Pas një zhurme të madhe, struktura u zhduk në sekonda në ujërat e lumit Gan. /Telegrafi/

Exit mobile version