Telegrafi

Momenti i shembjes së urës nga shirat e rrëmbyeshëm (Foto/Video)

Një urë në mënyrë dramatike është shembur gjatë të dielës në Lower Dir, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në veriperëndim të Pakistanit.

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, transmeton Telegrafi.

Shembja e urës ka lënë shumë fshatra në zona të thella të bllokuara, pasi kalimi më i afërt është plotë 15 kilometra larg.

Shirat filluan gjatë të shtunës të përmbysin pjesën veriperëndimore dhe pjesë tjera të Pakistanit, duke shkaktuar dëme të mëdha në provincën Khyber Pakhtunkhwa. /Telegrafi/

Bridge collapses in Pakistan due to floodingA bridge in northwest Pakistan has collapsed due to flooding, leaving many villages in remote areas virtually stranded as the nearest crossing is more than 15 kilometres (9.3 miles) away.

Posted by The Telegraph on Tuesday, April 5, 2016