Site icon Telegrafi

Momenti i shembjes së tarracës, ku dhjetëra të rinj amerikanë po festonin ditëlindjen e mikut të tyre  

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një shtëpie private në Malibu të Los Angeles, ku gjatë një ahengu plotë me mysafir është shembur tarraca në të cilën po argëtoheshin të ftuarit – ku si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore e dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së tarracës së mbingarkuar me mysafirë që po shijonin në maksimum ndejën, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve, ahengu ishte organizuar me rastin e ditëlindjes së pronarit të shtëpisë, që kishte ftuar tridhjetë miq për ta ndarë gëzimin me ata.

Megjithatë, ahengu për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur pllaka e betonit nga tarraca u shemb dhe të pranishmit që ishin jashtë përfunduan në një pjesë shkëmbore – për faktin se shtëpia ishte shumë pranë plazhit. /Telegrafi/

Exit mobile version