Telegrafi

Momenti i shembjes së njërit prej teleskopëve më të mëdhenj në botë

Disa pamje të publikuara së fundmi thuhet se tregojnë momentin kur një nga teleskopët më të mëdhenj në botë u shemb në Observatorin Arecibo të Porto Rikos të martën.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai kishte qenë në funksionim për 57 vjet, por u mbyll pasi inxhinierët paralajmëruan përkeqësimin e strukturës në fillim të këtij viti.

Për fat të mirë, nuk u raportuar për ndonjë të lënduar gjatë aksidentit.

“Platforma e instrumentit të teleskopit 305 metra në Observatorin Arecibo në Porto Riko ra brenda natës. Asnjë lëndim nuk u raportua. NSF po punon me palët e interesuara për të vlerësuar situatën. Prioriteti ynë kryesor është ruajtja e sigurisë. NSF do të lëshojë më shumë detaje kur ato të konfirmohen”, kishte thënë Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF). /Telegrafi/