Telegrafi

Momenti i rrëzimit të helikopterit në liqen (Foto/Video)

Tre turistë mrekullisht i kanë shpëtuar rrëzimit të helikopterit, vetëm disa sekonda pasi ishte ngritur në ajër.

Dëshmitarët që ishin prezent në momentin kur u ngrit helikopteri, mund të dëgjohen në video duke duartrokitur derisa po fluturonte mbi një liqen në Brazil, transmeton Telegrafi.

Por fluturimi nuk zgjati shumë, pasi piloti së bashku me turistët përfunduan në ujë.

Për fat të mirë piloti dhe tre turistët që ishin brenda tij kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, ndërsa helikopteri është shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/