Telegrafi

Momenti rrëqethës kur vetura shkel tre fëmijë, shpëtojnë pa lëndime të rënda (Video, +18)

Shoferi i njohur vetëm si Zeng që po e voziste në mënyrë të shkujdes, i ka shkelur tre fëmijë në Shenzen të Kinës.

Të vegjlit që po luanin në një vend parkim janë futur poshtë makinës së bardhë, por kanë shpëtuar pa lëndime të mëdha, transmeton Telegrafi.

Kamera e sigurisë e ka xhiruar momentin rrëqethës, kur ata ‘zhduken’ dhe më pas shihen vetëm gjurmë të gjakut dhe këpucët e vogla.

Gjatë intervistimit, Zeng ka thënë se ka qenë duke e kthyer veturën së prapthi dhe nuk i ka parë fëmijët. /Telegrafi/