Telegrafi

Momenti rrëqethës kur rrufeja godet për vdekje një 25-vjeçare (Foto/Video, +18)

Një video rrëqethëse është filmuar nga një kalimtar rasti, ku shihet momenti kur një grua goditet për vdekje nga rrufeja derisa po ecte afër plazhit në Sao Paulo të Brazilit.

Në video gruaja shihet duke ecur përgjatë bregut derisa po binte shi, kur papritmas e godet rrufeja. Ajo menjëherë rrëzohet në tokë, ndërsa disa persona tjerë që ishin shumë afër saj shpëtojnë pa ndonjë lëndim, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave braziliane viktima është identifikuar si Taline Campos 25-vjeçe nga Guarulhos, një qytet i vogël afër Sao Paulos. /Telegrafi/