Robert Gibson kishte marrë sasi të madhe droge dhe për pasojë kishte rënë në mbidozë në veturën e parkuar në Ohio të Shteteve të Bashkuara.
Derisa ishte pa ndjenja, pranë tij është afruar një grua që e shoqëronte. Ajo nisi ta qëllojë në fytyrë dhe gjoks, në përpjekje që ta zgjojë, transmeton Telegrafi.
E bindur se është i gjallë, ka provuar t’i jepte frymë artificiale, ndërsa gjatë tërë kohës e thërriste emrin e tij.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti rrëqethëse kur ajo e vë në asfalt dhe provon t’ia hapte sytë me forcë.
Mësohet se pasi është dërguar në spital, Gipson e ka marrë vetën dhe tani ka gjendje normale.
Policia nuk ka dhënë detaje për gruan që e ndihmoi dhe dy persona tjerë që ishin në veturë, ndërsa ai pritet të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/
https://youtu.be/XsrEOC4AoQk