Telegrafi

Momenti rrëqethës – kaloi rrugën me shpejtësi, vajza për pak shpëton pa u goditur nga vetura

Një shofer taksie për pak goditi një vajzë të re, e cila doli para automjetit duke vrapuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai arriti të përdorë reflekset e tij të shpejta për të frenuar makinën, ndërsa vajza shpejtë kaloi rrugën në Southport, Merseyside të Anglisë.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi të premtën vonë, por për fat të mirë askush nuk u lëndua, falë reagimit të shpejtë të shoferit.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, muzika dëgjohet në automjetin e tij, ndërsa në atë moment vajza kalon rrugën me shpejtësi. /Telegrafi/