Telegrafi

Momenti i rrahjes së tifozëve të Unitedit dhe Liverpoolit (Video)

Duelet e Manchester United dhe të Liverpoolit gjithmonë janë me plotë emocione, ndërsa në takimin e mbrëmshëm nuk kanë munguar as skenat e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.

Në një moment ka ardhur deri te një përleshje mes dy tifozërive në stadium, kurse sipas informacioneve që kemi lexuar në mediat angleze, deri te rrahja ka ardhur kur një grup prej 10 tifozëve të Liverpoolit kanë shpalosur në transparent në tribunën që ju takon tifozëve vendas.

Ata këtë nuk mundën ta durojnë dhe erdhi deri te një tollovi ku pati edhe grushte, madje disa edhe u nokautuan, por pas intervenimit të policisë situata u qetësua.

Manchester United dhe Liverpool barazuan 1:1, e cila i kushtoj Djajve të Kuq me eliminim nga Liga e Evropës pasi takimin e parë e kishin fituar The Reds me rezultat 2:0.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=28&v=HN_zquebtFE