Telegrafi

Momenti i rënies fatale nga dritarja: Ulërinte për ndihmë, xhirohet e nuk ndihmohet (Video, +18)

Një grua e cila është rrëzuar nga një ndërtesë në Kuvajt ka nervozuar tej mase të gjithë ata që e kanë parë videon e publikuar në internet.

Derisa gruaja e gjorë po qëndronte e varur në dritaren e ndërtesës dhe kërkonte ndihmë, dikush e kishte parë më të arsyeshme ta filmojë në momentet e fundit të jetës, transmeton Telegrafi.

Gruaja po qante dhe bërtiste derisa po e shikonte personin që po e filmonte me gjakftohtësi. Madje, në një moment autori i videos refuzon t’i afrohet gruas e cila po qëndronte e varur në dritare jashtë ndërtesës. Duket se bëhej fjalë për një pastruese e cila kishte filmuar këtë video të tmerrshme.

Gruaja e cila po qëndronte e varur në një moment humb forcën dhe bie nga ndërtesa në tokë, duke mbetur e vdekur në vend. /Telegrafi/