Telegrafi

Momenti qesharak kur tifozi e rrëzoi, ku edhe u lëndua portieri Adrian – ai mungon në ndeshjen e radhës dhe zëvendësohet me një debutues 35 vjeçar

Jurgen Klopp është në hall të madh, pasi që edhe portieri i dytë, Adrian do të mungojë ndaj Southamptonit dhe tashmë duhet të mendojë për portierin e tretë Andy Lonergan.

Adrian e zëvendësoi Alissonin në Superkupën e Evropës, duke treguar formë të mirë dhe duke e pritur një penallti.

Spanjolli është lënduar në këmbë dhe do të mungojë. Por mënyra se si është lënduar është paksa qesharake, pasi ka qenë një tifozë që e ka rrëzuar.

Ai e ka lënduar në nyje të këmbës.

Andy Lonergan do ta bëjë debutimin në Ligën Premier, pasi është portieri i tretë i klubit.

Ai është 35 vjeç dhe ka qenë pjesë e Wolves, Leeds United dhe Fulham.

Lonergan nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/