Telegrafi

Pamjet kapin momentin qesharak kur qeni vrapon në betonin e sapo shtruar duke lënë gjurmët e putrave

Ky është momenti qesharak kur një qen vrapoi në betonin e sapo shtruar në oborrin e një shtëpie në Tajlandë, duke lënë gjurmët e putrave.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sararat Prayongyam kishte punësuar ndërtues për të rregulluar një oborr në shtëpinë e gjyshes së saj në Bangkok.

Por pasi mbylli të gjithë qentë brenda shtëpisë së tyre, njëri prej tyre arriti të arratisej për të gjetur punëtorët që po e shtronin betonin.

Pamjet të cilat u xhiruan më 16 tetor, tregojnë kafshën shtëpiake katër vjeçe, me emrin Chak, duke ecur në të gjithë betonin e sapo derdhur, duke lënë mjaft shenja putrash. /Telegrafi/