Site icon Telegrafi

Momenti qesharak kur dy labradorë kapen në kamera duke vjedhur bukë në një pompë benzini

Një video qesharake po qarkullon në rrjete sociale dhe tregon dy qenë të racës labradorë duke hyrë në një pompë benzini dhe duke “vjedhur” bukë nga rafti.

Bëhet e ditur se dyshja e qenve është kapur nga kamera duke shëtitur në Leintwardine, Herefordshire të Anglisë, pa pronarin e tyre.

Nga pamjet, ata shihen duke marrë bukë, përpara se të pengohen nga stafi i Garage Griffiths, përcjell Telegrafi.

Pasi u kapën në flagrancë, punonjësit e dyqanit shpejt bashkuan qentë me pronarin e tyre të ligjshëm.

“Kjo ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe ne nuk e vumë re në fillim. Vetëm kur njëri prej tyre erdhi duke vrapuar me një copë bukë në gojë, menduam se çfarë po ndodh këtu”, tha menaxheri i dyqanit, Alan Link.

Ai tha me shaka: “Unë ju thashë të merrnin një shishe verë, e jo një copë bukë”.

Për të zbuluar se kujt i përkasin qentë, dyqani apeloi në rrjete sociale.

“A ka humbur dikush dy labradorë të zinj? Nëse po, ne i kemi”, thuhej në apel. /Telegrafi/

Exit mobile version