Telegrafi

Momenti që i hutoi tifozët e Chelseat – David Luiz takoi pas ndeshjes ‘kopjen’ e tij Alex Kral që luan te Slavia Pragë

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz pas ndeshjes që e dërgoi skuadrën  tij në gjysmëfinale, u takua me një futbollist kundërshtarë që ishte identik me të.

Chelsea kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3 kundër Slavia Pragës.

Braziliani David Luiz e shkëmbeu fanellën me kundërshtarin Alex Kral, i cili duket shumë i ngjashëm me të.

Nga pamjet që i kapi kamera dukej se Luizi po e uronte veten, për shkak të ngjashmërisë së madhe mes dy futbollistëve me flokë të gjata kaçurrela, gjë që i hutoi shumë edhe tifozët.

Pas ndeshjes ata kanë bërë edhe një foto së bashku ku Luiz i ka uruar djaloshit 20 vjeçar çek, fat në karrierë.

Momenti i bukur për të riun, që mund të jetë inspirim për vazhdimin e karrierës.

Ndeshjen e radhës në këtë garë Chelsea e luan ndaj Eintracht Frankfurtit. /Telegrafi/