Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz pas ndeshjes që e dërgoi skuadrën tij në gjysmëfinale, u takua me një futbollist kundërshtarë që ishte identik me të.
Chelsea kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3 kundër Slavia Pragës.
Braziliani David Luiz e shkëmbeu fanellën me kundërshtarin Alex Kral, i cili duket shumë i ngjashëm me të.
Nga pamjet që i kapi kamera dukej se Luizi po e uronte veten, për shkak të ngjashmërisë së madhe mes dy futbollistëve me flokë të gjata kaçurrela, gjë që i hutoi shumë edhe tifozët.
Truly sensational scenes at Stamford Bridge as David Luiz hugs himselfpic.twitter.com/P8YQUtQonV
— The Sun – Chelsea (@SunChelsea) April 18, 2019
Pas ndeshjes ata kanë bërë edhe një foto së bashku ku Luiz i ka uruar djaloshit 20 vjeçar çek, fat në karrierë.
Momenti i bukur për të riun, që mund të jetë inspirim për vazhdimin e karrierës.
Ndeshjen e radhës në këtë garë Chelsea e luan ndaj Eintracht Frankfurtit. /Telegrafi/