Site icon Telegrafi

Momenti prekës: Vajza befason nënën e saj në spital, duke ia dërguar një dre të cilin ajo e ka shumë për qejf

Një grua ka ndarë momentin kur surprizoi nënën e saj të fiksuar pas drerëve me një vizitë ndërsa ajo ishte në kujdesin paliativ.

Në një postim në Facebook, Lisa McDonald, nga Melburni, tha se ajo dhe motra e saj janë kujdesur për nënën e tyre të sëmurë, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, nëna kishte qenë një adhuruese e drerit gjatë gjithë jetës së saj dhe kishin ardhur me idenë për t’ia sjellë asaj një të tillë, në spital.

Ajo tha se gjeti një çift, Simone dhe Chris, të cilët zotëronin një fermë dhe ata udhëtuan dy orë e gjysmë me fëmijën e tyre, për të surprizuar gruan.

Lisa ndau një video të momentit kur nëna e saj takoi kafshën e këndshme dhe u trondit menjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version