Site icon Telegrafi

Momenti prekës: Ushtari që lufton kundër ISIS-it, ribashkohet me nënën që nuk e kishte parë mbi dy vite (Foto/Video)

Një ushtarë nga radhët e forcave irakiane, i cili po lufton për çlirimin e vendlindjes së tij Mosul nga kthetrat e organizatës terroriste ISIS, është ribashkuar me nënën e tij, një moment tejet i rrallë emocionues dhe plotë gëzim.

Saad nuk ka qenë në shtëpinë e tij tash e dy vite, që kur militantët e ISIS-it morën nën kontroll vendin e mbushur me civilë të pafajshëm, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa po kthehej në Mosul me ushtrinë irakiane me të cilët ka arritur t’i përzë nga një pjesë e këtij vendi xhihadistët e ISIS-it, ata hasën në një konvoj të autobusëve që ishin të mbushur me civilë që kishin ikur nga dhuna e militantëve të Shtetit Islamik.

Në momentin që e kuptoi se civilët që kishin ikur vinin nga qyteti ku ishte rritur, ai menjëherë fillon të kërkojë nëpër autobusë familjen e vet. Dhe fatmirësisht ai hasi në nënën e tij, e cila mbeti e shokuar në momentin që u shfaq ai në autobus.

Ai tërë kohën bërtiste “nënë” derisa nuk e takoi nënën që nuk e kishte parë mbi dy vite. Nga gëzimi i madh që u ribashkua me nënën, ai fillon të qajë derisa ajo dëgjohet duke i thënë, ‘mos qaj biri im”. /Telegrafi/

Exit mobile version