Qeni jo rrallë herë e ka dëshmuar besnikërinë ndaj njeriut, dhe jo më kot cilësohet si një ndër kafshët më inteligjente.
Por në momentin që një qen tjetër rrezikohet apo humb jetën, ai dinë të jetë shumë pikëllues dhe për javë të tëra vajton mikun që e ka humbur.
Këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku një qenush shihet se si mundohet ta “varros” mikun e tij duke i hedhur përmbi dhe.
Ai me këtë gjest i dëshmoi edhe njëherë botës, se në asnjë mënyrë nuk e tradhton atë me të cilin e kalon jetën. /Telegrafi/