Një skenë prekëse është filmuar në Indinë Jugore ku një majmun i vogël vazhdon të qëndrojë i kapur mbas trupit të nënës së tij edhe pse ajo ka ngordhur si pasojë e një aksidenti rrugor.
Nëna e të voglit ngordhi pasi u shtyp nga një automjet teksa po kalonte rrugën afër fshatit të quajtur Elanthoor, shkruan RT.
Pamjet prekëse tregojnë majmunin e vogël “në lot”, duke u përpjekur të zgjojë nënën e tij teksa e kap për fytyre, skenë kjo që ngjante shumë me vajtimin e njerëzve. /albeu.com/
https://www.youtube.com/watch?v=IKJlxYbuDdA