Miley Cyrus ka përjetuar një moment të pakëndshëm gjatë qëndrimit në Barcelonë të Spanjës.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, kanë ecur përmes turmës së madhe të njerëzve për të shkuar drejt automjetit të tyre.
Mirëpo, për një çast i është afruar një person nga prapa duke e tërhequr dhe duke e puthur me zor – njofton Page Six.
Sigurimi nuk ka arritur ta ndalë këtë veprim të papëlqyeshëm, ndërkohë që Hemsworth e ka parë me vonesë dhe më pas ia ka hedhur krahun mbi qafë duke e mbrojtur gruan nga truma agresive.
Cyrus ndodhej në qytetin spanjoll për të performuar këngë nga albumi i saj, “She Is Coming,” në ‘Primavera Sound Festival’. /Telegrafi/