Disa pamje të reja, të cilat thuhet se janë marrë nga kamerat e sigurisë tregojnë një nga vëllezërit të cilët shpërthyen një nga bombat në Shri Lankë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat ai shihet paksa nervoz, përpara se të vendoste të realizonte shpërthimin në hotelin Cinnamon Grand.
Vëllezërit e pasur Inshaf dhe Ilham Ibrahim hynë në hotelet luksoze Shangri-La dhe Cinnamon Grand dhe shpërthyen bombën, ndërsa mysafirët po hanin mëngjesin në të dielën e Pashkëve.
Inshaf thuhet se ishte lajmëruar në hotel një natë më parë duke përdorur një emër të rremë dhe duke pretenduar se ishte në një udhëtim pune.
Këto pamje vijnë pasi që disa të tjera zbuluan momentin kur vëllai i tij Ilham dhe një bashkëpunëtor morën një ashensor në restorantin e hotelit me pesë yje Shangri-La përpara se të hidhnin veten në erë.
Duke mbajtur çanta shpine, të dy burrat duket të diskutojnë planet e tyre në ashensor në katin e dytë në momentet e fundit para masakrës së Pashkëve.
Bombarduesit pastaj hyjnë pothuajse pa u vënë re, ndërsa mysafirët e hotelit hanin mëngjesin para se ai të shpërthente armën e tij vdekjeprurëse.
Ndryshe, nga sulmet që ndodhën të dielën e Pashkëve në Shri Lankë, rreth 359 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 500 të tjerë mbetën të plagosur. /Telegrafi/