Site icon Telegrafi

Moment magjik nga Antony – ai e rrezon përtokë Perisicin me një driblim të bukur

Manchester United luajti një nga ndeshjet më të mira këtë sezon në “Old Trafford” dhe fitoi kundër Tottenhamit me rezultat 2-0.

Në ndeshjen ku skuadra e Erik ten Hag bëri 28 goditje në total dhe 10 prej tyre në kornizën e portës kundërshtare, u panë edhe disa lëvizje tërheqëse.

Njëri prej tyre erdhi nga braziliani Antony që e dribloi Ivan Perisicin.

Antony kontrolloi topin në gjysmën e fushës së Tottenhamit, kur përfaqësuesi kroat nisi një duel me të në përpjekje për ta arritur topin.

Antony bëri disa hapa drejt qendrës, priti që Perisic ta dyfishonte me ndihmën e Pierre-Emile Hojbjerg dhe më pas bëri një lëvizje për t’u çliruar nga të dy.

 

Perisic përfundoi i rrëzuar në tokë dhe braziliani eci tutje.

Manchester United mori një fitore të madhe ndaj Tottenham që e ngjiti në renditje. /Telegrafi/

Exit mobile version