Eric Garcia i Manchester City u largua nga Etihad Stadium me anë të barelës pas një përplasjeje të tmerrshme me bashkëlojtarin e tij, Ederson, në ndeshjen kundër Arsenalit.
City u rikthye te futbollit anglez me një fitore 3-0 ndaj Arsenalit të mërkurën në mbrëmje.
Por, jo gjithçka shkoi mirë për Qytetarët, pasi lojtari i tyre 19-vjeçari, Eric Garcia pësoi një lëndim të tmerrshëm dhe i dha shije të hidhur fitores.
Portieri i Arsenalit, Bernd Leno dërgoi një top të gjatë në pjesën e Cityt, ndërsa Ederson vendosi të kalojë vijën e zonës për të spastruar rrezikun.
Megjithatë, dalja e tij nuk ishte më e mira, pasi ai ishte i pavëmendshëm që Garcia po lëvizte gjithashtu në drejtimin e tij për të larguar topin.
Kjo krijoi një përplasje të tmerrshme, e cila e la mbrojtësin e ri spanjoll pa ndjenja në fushë dhe krijoi panik te dy skuadrat.
Pas lëndimit të lojtari, ndeshja u ndalë rreth shtatë minuta, pasi spanjolli u trajtua në fushë përpara se të largohej.
E gjithë kjo ndodhi në fundin e ndeshjes dhe City u detyrua të luaj pjesën e mbetur të lojës me dhjetë lojtarë, pasi Pep Guardiola kishte kryer pesë zëvendësimet.
Ndryshe, Garcia pati një lojë mbresëlënëse përkrah Aymeric Laporte dhe duket se është një pjesë kryesore e planeve të Pep Guardiola për të ardhmen.
Gjatë kësaj ndeshje të dëmtuar mbeten edhe ylli shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëlojtari i tij, Pablo Mari. /Telegrafi/
https://twitter.com/nirbhay_rawal/status/1273369254272872448
https://twitter.com/Matti92t/status/1273362342252818433