Site icon Telegrafi

Momenti kur Zidane ‘nuk donte’ që Mbappe të largohej nga Bernabeu

‘Lufta’ e Zinedine Zidanes dhe Kylian Mbappes për një top në mbrëmjen e kaluar në Santiago Bernabeu është thjesht qesharake dhe pa kontekst.

Me Zidane në vijën e lejuar për trajner dhe Mbappe në fushë, dyshja franceze u ‘përplasen’ mes vete në tentim për ta shpëtuar një top.

Ishte Mbappe ai që mori topin para bashkatdhetarit të tij përpara se të dy të ndanin një shtrëngim duarsh.

Lexo po ashtu Hazard dribloi tre lojtarë të PSG-së dhe gjyqtarin tek goli i parë i Benzemas

Por, takimi ka shkaktuar një mori reagimesh të shkëlqyera në mediat sociale – me imazhin që dukej sikur Zidane po përpiqej të ‘rrëmbente’ 19-vjeçarin.

https://twitter.com/Maxxn0/status/1199434862261747712

Ka pak histori midis Zidanes dhe Mbappes duke pasur parasysh që trajneri i Real Madridit e shikon atë si transferimin më të madh që mund ta bëjë.

Mbappe, i cili vazhdimisht është i lidhur me një transferim në kryeqytetin spanjoll, në të vërtetë pati një provë në Real para se të bëhej superyll botëror.

Ndryshe, ylli francez shënoi njërin nga dy gola e ekipit të tij në barazimin 2-2 ndaj Realit. /Telegrafi/

https://twitter.com/Realmadrilegacy/status/1199432587661303808

 

 

Exit mobile version