Telegrafi

Momenti kur zhytësja pëson sulm paniku, dhe mbetet pa frymë në thellësi prej 15 metra (Foto/Video)

Një moment rrëqethës është filmuar nga kamera amatore, dhe shfaq momentin kur një grua për pak sa nuk mbytet në momentin që pëson sulm paniku, derisa ishte zhytur në ujë në një thellësi prej 15 metra.

Gruaja e cila nuk është identifikuar, ka qenë nën ujë në Cape Town të Afrikës së Jugut, kur e pa se nuk po mund të ngjitet lart me pjesën tjetër të grupit të zhytësve, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si fillon të lëviz duart dhe të shqelmoj në momentin kur kaplohet nga paniku, derisa gjendja e saj shëndetësore vetëm sa vinte duke u përkeqësuar.

Lexo po ashtu Shikoni se si ushtarët pro rusë peshkojnë me granata dore (Video)

Por fatmirësisht në ato momente shfaqet një zhytës amator, i cili i jep oksigjen nga bombola që e kishte në shpinë, të cilën më pas e nxjerr mbi ujë. /Telegrafi/