Xherdan Shaqiri u fut në fushë vetëm në vazhdimin e dytët të ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, ku ishte afër të shënonte një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e këndit, për t’i shmangur penalltitë.
Sulmuesi shqiptar i Zvicrës u përpoq të godiste portën në vazhdime, nga një goditje këndi në vazhdime … por topi për fatin e tij jo t% të mirë u ndal nga shtylla.
Pavarësisht tensionit, portieri i Tre Luanëve, Jordan Pickford reagoi me gjakftohtësi – edhe pse u përplas në shtyllë e pastaj në rrjetë.
Portieri anglez Pickford iu drejtua Shaqirit – duke i treguar gishtin e madh, për ta përgëzuar për gjuajtjen e bukur.
Dégoûté pour la Suisse…
Le corner de Shaqiri il méritait d’aller au fond, dommage ! pic.twitter.com/EjvzRb8QZb— Chroniques de l’Atlas (@ChroniquesAtlas) July 6, 2024
Ndeshja edhe në vazhdime u mbyll 1-1 dhe pas penalltive anglezët dolën më të saktë, duke fituar 5-3.
Xherdan Shaqiri shënoi penalltinë në portën e Jordan Pickford, por Zvicra kishte gabuar të parin me yllin e skuadrës, Manuel Akanjin.
Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit largohet nga Euro 2024 pas një paraqitje shumë të mirë, por që nuk mund ta shkruanin historinë të kalonin në gjysmëfinale. /Telegrafi/