Deontay Wilder është bërë gati për duelin e madhe ndaj Bermane Stiverne që zhvillohet në Barclays Center të New Yorkut.
Dueli i shumëpritur që është shtyrë dhe ka pasur disa vonesa për shkak të para meçeve të zhvilluara, është pranë fillimit.
Wilder ka hyrë në ring në mënyrë spektakolare me veshjen e tij e cila ishte me ngjyrë të bronztë, teksa nuk mungoi as maska e tij, që e kompletoi dukjen e tij dhe hyrjen spektakolare.
Ai që quhet Bombarduezi i Bronztë konsiderohet favorit për këtë duel të madh ndaj Stivernes.
Wilder ka një rekord prej 38 fitoreve, 37 me nokaut dhe e vetmja fitore pa nokaut ishte pikërisht ndaj Stivernes në vitin 2015.
Wilder kërkon fitoren për t’u përballur me Anthony Joshuan në vitin 2018. /Telegrafi/