Site icon Telegrafi

Momenti kur Wilder kishte frikësuar vajzën e sponsorit ‘Corona’ gjatë matjeve zyrtare

Foto: SHOWTIME Boxing - Twitter

Deontay Wilder njihet për karakterin e ashpër dhe shpërthimin e tij në ring ashtu edhe jashtë tij.

Por, për këtë në dijeni nuk ishte vajza që prezantonte sponsorin ‘Corona’.

Wilder peshon 97 kilogramë, kurse Ortiz 109 kilogramë (Foto: SHOWTIME Boxing – Twitter)

Pasi boksieri amerikan bëri matjet zyrtare ai qëndroi për disa minuta përball kundërshtarit të tij kubanezit, Luis Ortiz.

Teksa fotoreporterët po i bënin dyshes fotografitë e fundit, Wilder duke dashur të tregojë forcën dhe fizikun, ai ulëriti.

Lexo po ashtu Wilder - Ortiz, fitimet që pritet të marrin boksierët pas meçit

Këtë nuk e priti një vajzë që ishte në krahun e tij të djathtë, e cila nga frika kërceu lart dhe pastaj filloi të qeshurat.

Për dallim nga vajza në fjalë, Ortizin kjo nuk e frikësoi fare dhe ai vazhdoi me shoun e tij, sikur nuk dëgjoi asgjë.

Duke pozuar pas matjeve zyrtare, vëmendje merr edhe vajza e cila reklamon birrën ‘Corona’ (Foto: SHOWTIME Boxing – Twitter)

Wilder është favorit për të mbrojtur titullin në WBC, por kubanezi nuk e ka kot nofkën ‘King Kongu i vërtet’ dhe nuk përjashtohet befasia.

Meçi i tyre pritet të fillojë në ora 05:00 të së dielës. /Telegrafi/

Exit mobile version